Shëngjin/ Kërcitën lopatat e grushtet për prona, vihet në pranga autori i shpallur në kërkim

Është vënë në pranga një person i cili ishte shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur në zonën e Shëngjinit në datë 27 qershor 2022.

I arrestuari është 48 vjeçari Paris Deda.

Në 27 qershor  48 vjeçari është përfshirë në një konflikt me disa shtetas të tjerë, për motive pronësie. Gjatë konfliktit, ky shtetas ka goditur me sende të forta (lopatë) 45 vjeçarin Armando Marku, banues në Shëngjin.  

Mbi të rëndojnë veprat penale "Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Vetëgjyqësia".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.