“Xhaçka përdori kunatën” PS e mbron, PD i kërkon mandatin: Ka marrë pasuri publik, të hetohet nga SPAK

Diskutimi për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës ka nisur me debate në komisionin parlamentar. Mazhoranca mbrojti idenë se vetë deputetja mund të përfaqësohej me avokat, teksa opozita kërkoi dhe përgjigje të pyetjeve.

Bardhi: A mund të ruash etikën kur flas unë? Se ti nuk je papagall që përsërit fjalët e mia. Po si i përsërit fjalët e mia, nuk je papagall.

Në kuvend kërkesën për largimin e Xhaçkës nga kuvendi e kanë paraqitur dhe një tjetër grup deputetësh të PD-së.

Ndërsa Agron Shehaj argumentoi se Rama tentoi të mbulonte dhënien e tokës në Dhërmi te bashkëshorti i Xhaçkës.

Shehaj: Si ministre e jashtme mori një pasuri publike me vendim të qeverisë duke përdorur kunatën e saj.

Shehaj zbuloi dhe atë se çfarë fshihet pas dhënies së statusit investitor strategjik.

Shehaj: Përfitimi korruptiv për ministren dhe familjen e saj nuk është vetëm vendosja e disa çadrave, por shpallja e kompanive të familjes së saj si investitor strategjik, bën që tu falen taksat për 10 vite dhe ndërtimin e rrugës për resortin dhe infrastrukturës, si dhe përdorimin e tokës.  

Në mungesë të argumenteve dhe për të fituar kohë mazhoranca mbylli komisionin duke i lënë një javë kohë avokatit të përgjigjet.

Shehaj: Kjo është një arsye pse ministrja duhet ndëshkuar me heqjen e mandatit dhe duhet ndjekur nga SPAK.

Sipas rregullores kuvendi do të mbyllë punimet në 24 korrik, teksa në gjykatë kushtetuese çështja mund të shkojë në parlament.