Avokatja Beqiri: Shqipëria ka numrin më të madh të divorceve në rajon
Nexhi Beqiri Avokate në një intervistë me gazetaren e Ora Neës Sonila Musai foli martesën dhe divorcet. Sipas saj Shqipëria ka numrin më të madh të divorceve në rajon.
Beqiri: Shqipëria ka numrin më të madh të divorceve në rajon. Natyrisht martesat kanë një ndryshim me martesat përpara 30 apo 50 viteve përveç faktin që kanë ndryshuar kushtet ekonomike, shoqërore ,politike sociale etj…Por natyrisht dhe vet njerëzit kanë ndikuar ndonjëherë dhe padrejtësisht ndonjëherë dhe në mënyrë negative që të humbin disa vlera të martesës, disa rite disa rregulla disa rituale që e kanë bërë të bukur martesën që ka bërë një moment të bukur martesën jo thjesht për çiftin por kanë bërë një moment të bukur për të dy familjet të krushqive të rrethit shoqëror të rrethit familjar etj.
Nëse më përpara martesa kishte gjëra të bukura kishte natyrisht dhe kufizime që e bezdisnin çiftin por sot martesat bëhen si një lloj prezantimi me skenar gati të gjitha njësoj.
