Zjarri në malin e Çikës, izolohen flakët drejt Palasës, Peleshi kërcënon piromanët

Vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në Malin e Çikës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës.

"Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë" shkruan Peleshi.

Ministri i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë mjedisin, të ruajnë veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve.

Ai paralajmëron se zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.

Zjarri në malin e Çikës, izolohen flakët drejtZjarri në malin e Çikës, izolohen flakët drejtZjarri në malin e Çikës, izolohen flakët drejt