Mbytja tragjike në det, Rama për ngushëllim në familjen e Anri Kashikut, e shpall "Dëshmor të Atdheut"
Kryeministri, Edi Rama, ishte pasditen e sotme për ngushëllime në familjen e Anri Kashikut, 18-vjeçarit që u mbyt në plazhin e Durrësit gjatë një tentative fatale për të shpëtuar vëllain dhe një shok të vëllait të cilët po mbyteshin në det.
Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohej nga kryebashkakja e Durrësit Sako dhe ministrja e Turizmit Kumbaro.
Shefi i qeverisë vlerësoi para të atit aktin e adoleshentit teksa i komunikoi edhe shpalljen e tij Dëshmor të Atdheut.
Rama tha se dorëzimi i titullit pas vdekjes do të bëhet me një ceremoni nga java e ardhshme, pasi familja të jetë lehtësuar nga dhimbja.
Ngjarja tragjike u regjistrua të enjten.
Veç dhimbjes së familjareve e miqve, akti 18-vjeçarit është vlerësuar masivisht nga personalitete të ndryshme në reagimet e tyre.


