Landfill në vend të plazhit, bregdeti i Godulles i mbuluar nga plehrat e lumi Ishëm
Bregdeti i Godullës në Kurbin ofron një pamje aspak të përshtatshme në këtë sezon turistik. Nëse dikur ai frekuentohej nga qindra turistë, sot atje mund të gjesh vetëm mbeturina dhe kafshë të ngordhura, ndërsa ekspertët thonë se jemi në prag të një katastrofe mjedisore.
Këto janë pamjet e bregdetit të Godullës në Kurbin, në këtë mes korriku.
Vendin e pushuesve e kanë zënë mbeturinat dhe e gjithë zona që dikur ishte mjaft e frekuentuar është kthyer në Landfill.
Mbetjet urbane që shkarkohen nga grykëderdhja e lumit Ishëm kanë shkaktuar prag katastrofe mjedisore që çdo vit bëhet dhe më keq.
Prej ndotjes turistët kanë disa vite, që nuk e frekuentojnë plazhin, ndërsa Biologu Endrit Saçdanaku, tregon më shumë për situatën alarmante.
“Një zonë mjaft e ndotur në aspektin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza. Lumi i Ishmit grumbullon mbetjet e ngurta dhe ujërat e zeza të Tiranës.”
Zona është braktisur dhe nga peshkatarët e zonës pasi prej kontaminimit të mbeturinave nuk ka më peshq, ndërsa janë gjetur dhe breshka uji të ngordhura.
“Kemi pasur individë breshka të ngordhura dhe kafshët kanë qenë në ngarkuar ame copëza plastike.:
Ndotja masive shtrihet në një gjatësi prej afro 6 km.
Veç bregdetit edhe për zonën pyjore të Godullës nuk kujdeset askush. Siç duket nga pamjet dhjetëra pemë janë prerë.


