Marrëveshja për menaxhimi e Butrintit, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në votim morën pjesë 101 deputetë , 72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenim.

Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve.

"Cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar; Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO; Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese"- thuhej në argumentin e Metës.

Sipas Metës ishte e përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve.