Shpëtoi të miturit nga mbytja, Anri Kashiku përcillet në banesën e fundit, të afërm e miq e kujtojnë me lot në sy

Anri Kashiku, 18-vjeçari qe humbi jetën gjate luftës me dallgët, u gjend 20 m larg bregut.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një plazh ku kishte kulla rojesh, por nuk kishte roje.

Ai kishte mbaruar këtë vit maturën dhe ishte i apasionuar pas futbollit.

Ditën e sotme ai përcillet në banesën e fundit.

Një i ri plot ëndrra për jetën dhe vullnet ka lënë një boshllëk të madh mes shoqërisë së tij, miqve dhe të njohurve, të cilët përveç pasioneve qe kishte e kujtojnë edhe për dashamirësinë qe kishte ndaj tyre.

Kashniku pak ditë më parë qe kthyer nga Anglia, por tragjedia që ndodhi për faj të mosfunksionimit të strukturave shtetërore, ia ndërpreu jetën në moshën më të bukur.

Nëse do të funksiononte sistemi i ruajtësve bregdetar, ai sot do ishte mes njerëzve të tij të dashur.

Por fakti që Durrësi nga 200 plazhe private që ka, ka të trajnuar vetëm 70 roje bregdetare, tregon se jeta e shumë pushuesve rrezikohet sa here hyjnë det për tu larë.

Shpëtoi të miturit nga mbytja, Anri Kashiku përcillet në