Berisha: Këshilltari i Ballukut për të rritur fitimin, e shiti dhe bleu kompaninë e tij 600 herë në 4 muaj
Në një dalje për mediet, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se vjedhja në vendin tonë vazhdon non stop duke shënuar një rekord botëror të padëgjuar.
Sipas tij, këshilltari i ministres Belinda Balluku rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij duke e shitur dhe e blerë atë në 4 muaj 600 herë.
Berisha: Vjedhja vazhdon non stop duke shënuar një rekord botëror të padëgjuar. Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në botë, Belinda Balluku, i tenderave me 99.99%, një berberi-berberi rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij duke e shitur dhe e blerë atë në 4 muaj 600 herë. Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të korrupsionit të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, që funksionojnë si një grup kriminal, çdo lloj imagjinata dhe projekti mund të shndërrohet në realitet pasi nuk ka ligje.
Ne e blejmë naftën sikurse në Gjermani. Paguajmë për ushqimet çmimet më të larta se sa mesatarja e BE-së për shkak të bordeve komuniste. Qeveritarët janë pasuruar deri në 600 herë. Të gjithë këto e bëjnë jetike shpëtimin e Shqipërisë nga kjo qeveri.
