Lamtumirë hero! Përcillet Anri Kashiku, hyri në det për të shpëtuar vëllain e shokun, u mbyt nga dallgët

I është dhënë lamtumira e fundit 18-vjeçarit, Anri Kashiku, i cili u mbyt të enjten në Durrës, gjatë një tentative fatale për të shpëtuar vëllain dhe një shok të vëllait të cilët po mbyteshin në det. Veç dhimbjes së familjarëve e miqve, akti 18-vjeçarit është vlerësuar masivisht nga personalitete të ndryshme në reagimet e tyre.

Anri Kashniku, 18-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë në Durrës, në tentativë për të shpëtuar vëllain e tij të mitur dhe shokun e vëllait u përcoll për në banesën e fundit të premten, 15 korrik.

Miq e të afërm i dhanë lamtumirën dhe u shprehën të tronditur për humbjen e tij.

“Është një dhimbje e rëndë".

“Ka bërë një heroizëm shumë të madh. Ka qenë njeri i urtë dhe i dashur. Djalë hero.”

Krahas të afërmeve dhe miqve, aktin heroik të 18-vjeçarit e kanë vlerësuar edhe zyrtarë të lartë të vendit tonë dhe personazhe të njohura publike, ndërsa kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së enjten në zonën e quajtur "Sektori Rinia", ndërsa roja i plazhit, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes ka treguar edhe dinamikën.

Roja: Deti ishte me shumë dallgë dhe pamë dy persona që kishin hyrë në det pa lejen e familjarëve. Ne vrapuam për të shpëtuar dy të miturit dhe bashkë me mua vjen vëllai i tij dhe një punëtor i zonës për të na ndihmuar. Morëm dy trupat e vegjël dhe u munduam që t’i nxirrnim në det, por personi i tretë ishte pas nesh, por pastaj pamë vetëm një kapele. Vrapuam për ta parë, por nuk mund ta ndihmonim dot.

Anri Kashniku kishte pak ditë që ishte kthyer në atdhe nga Anglia.

18-vjeçari është viktima e katërt në plazhet e vendit vetëm në dy javët e para të korrikut, ndërsa rastet kur pushuesit kanë rrezikuar jetën në mes të detit kanë qenë të shumta.

Lamtumirë hero! Përcillet Anri Kashiku, hyri në det për

Lamtumirë hero! Përcillet Anri Kashiku, hyri në det për