Berisha: Rama bashkë me Veliajn, ka me ish-drejtorin e vet aferat korruptive më të paimagjinueshme

Në një dalje për mediet, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama ka me ish-drejtorin e vet, bashkë me Veliajn, aferat korruptive më të paimagjinueshme.

Sipas tij, klientela dhe qeveria janë një, në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, duke bërë thirrje për krijimin e një bashkimi kombëtar për të shpëtuar vendin.

Berisha: Nuk janë vetëm rastet e inceneratorëve, si rasti i Gjyste Sermit, i Gurakuqit, i Hajdarit, rasti i Dervishit që është famoz. Edi Rama ka me ish-drejtorin e vet, bashkë me Veliajn, aferat korruptive më të paimagjinueshme. Merrni listën e punëve që ka kryer ky, nga stadiumi i Elbasanit, stadiumi tjetër, me radhë tek punët në rrugë dhe kudo.

Pra, klientela dhe qeveria janë një, në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Shpëtimi i Shqipërisë prej tyre është absolutisht emergjencë kombëtare.

PD denoncoi sot më herët se kompania “Ave Consulting” me bashkëpronar Albert Dervishaj, është një "presta nome" i lidhur kryebashkiakun Erion Veliaj.