Berisha: Amnistia fiskale për të legalizuar paratë e krimit, goditen rëndë bizneset e ndershme
Në një dalje për mediet, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se amnistia fiskale ka për qëllim që të legalizojë paratë e krimit.
Sipas tij, nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën shtesë që bën, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime me punë edhe në të zezë.
Berisha: Të huajt e kanë paralajmëruar qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme dhe reputacionin e vendit. Nëse sikurse ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën shtesë që bën, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime. E gjitha ka synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kudër saj.
Gjithashtu, me këtë proces nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taksë veçmas nga ajo që kanë shpallur për shumicën e këtyre legalizimeve. Mbi të gjitha, ky është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe nuk e meritojnë kurrë.
