Rama: Bota në luftë, vendimi për mosndryshimin e çmimit të energjisë ka kosto të lartë

Kryeministri Edi Rama në dëgjesën publike për amnistinë fiskale gjatë fjalës së tij tha se teksa bota është në luftë dhe Shqipëria është pjes e kësaj lufte.

Teksa nuk dihet se sa do të zgjasë lufta Rama u shpreh se vendimi për mosndryshimin e çmimit të energjisë ka kosto të lartë.

Edi Rama: Kemi ndjekur me shumë vëmendje të gjitha kritikat dhe goditjet nën brez në ndonjë rast edhe të porositura kundër amistisë, I kemi analizuar. Dua tju kujtoj të gjithëve veçanërisht partnerëve ndërkombëtar që bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte, ndryshe nga vende të tjera Shqipëria ka marrë vendim me kosto të lartë që nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet e papërballueshme. Që fatura e energjisë e cila në tregun ndrkombëtar po I afrohet 500 eurove nga 50-60 që ishte përpara krizës të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe të biznesit të vogl. Paketa jonë e parë e mbështetjes  për ata më të prekurit nga inflacioni nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Ideja e amnistisë është ide e vjetër në Shqipëri dhe asnjëher nuk është materializuar siçduhet nga një presion I brendshëm dhe I jashtëm që ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Shqipëria kur janë provuar amnistitë e tjera nuk ka qenë e strukturuar siç është sot. Shqipëria sot ka struktura që mund të garantojnë implementimin. Ne amnistinë e kemi menduar që ditn e parë që kemi ardhur në qeveri sepse ishte një ide që nuk i kishte ardhur koha.