"S'jemi njerëz me bisht" Rama u hakërrehet ndërkombëtareve: Mos ndërhyn për amnistinë

Kryeministri Edi Rama në dëgjesën publike për amnistinë fiskale tha se është mungesë respekti për Shqipërinë t'i thuash se amnistia fiskale është diçka e papranueshme.

Rama tha se nuk mund ta trajtosh Shqiprinë si një vend me bisht ndrëkohë që amnistia është bërë dhe bëhet në mënyrë të rregullt në të gjitha vendet që na japin mësime sot. 

Edi Rama: Ideja e amnistisë është ide e vjetër në Shqipëri dhe asnjëherë nuk është materializuar siç duhet nga një presion brendshëm dhe i jashtëm që ka pasur arsye e që sot nuk ekziston më. Shqipëria kur janë provuar amnistitë e tjera nuk ka qenë e strukturuar siç është sot. Ne amnistinë e kemi menduar që ditën e parë që kemi ardhur në qeveri sepse ishte një ide që nuk i kishte ardhur koha. Të vish Shqipërisë e t'i thuash se amnistia është diçka e papranueshme.

Kjo është mungesë respekti për Republikën e Shqipërisë. Si gjithmonë dhe si kurdoherë miqve dhe partnereve tanë do t’ju them që respekti reciprok është A-ja e punës sime në funksion të drejtimit të Republikës së Shqipërisë. Ta trajtosh Shqiprinë si një vend me bisht ndrëkohë që amnistia është bërë dhe bëhet në mënyrë të rregullt në të gjitha vendet që na japin mësime nuk është as gjë e drejtë as e duhur as gjëja që çmon respektin që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj.