“Ne do ta bëjmë ligjin, kemi konsulltuar popullin për amnistinë”, Rama: Shqipërinë e marrin lehtë prej raporteve “bio”
Kryeministri Edi Rama u shpreh se pavarësisht kritikave lidhur me ligjin për amnistinë do ta bëjnë atë dhe do ta bëjnë sa më mirë. Sipas tij argumentat e parashtruara nga ata që e kundërshtojnë nuk qëndrojnë.
Sakaq Rama shtoi se është bërë dhe konsultimi I popullit shqiptar dhe kjo sipas tij vlen më shumë se 3 shqiptarë dhe 3 Dhoma të Tregtisë, me tre flamuj që këto 66 për qind e gjysëm milioni të ç’konsiderohen.
Edi Rama: Ne do ta bëjmë këtë ligj dhe duam ta bëjmë sa më të mirë. Kemi vënë tavanin 2 milion euro familiar. Kemi vendosur që për 5 vjet. Dëgjoja këto, Dhomat e Tregtisë me flamujtë e euroatlantizmit që thoshin kjo është skemë, do vijnë do ti lënë këtu dhe pastaj do ti nxjerrin nga dera tjetër. Po si do ti lënë këtu kur ligji thotë 5 vjet ti paratë do ti sjellësh në Shqipëri do ti lësh në Shqipëri. E fundit ne kemi konsulltuar popullin shqiptar për këtë. Kemi bërë këshillimin e parë kombëtar, kemi ftuar të gjithë shqiptarët në anonimitet të plotë të japin oponinonin e tyre. 66% e thuajse gjysëm milioni shqiptarëve kanë thënë që kjo duhet bërë. Kanë ndonjë të drejtë këto në këtë vend apo nuk quhet. Apo mjaftojnë 3 shqiptarë dhe 3 Dhoma të Tregtis, me tre flamuj që këto 66 për qind e gjysëm milioni të ç’konsiderohen? Unë jam e para. Kjo vjen si rezultat I të marrit lehtë të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të këtij vendi si rezultat të asaj që I bëjmë vetes. Kur bejme raporte për organizma ndërkombëtar dhe ua hedhim atyre dhe pastaj ato I hedhin me emrat e tyre nuk kanë faj se janë raporte bio nga Shqipëria.
