Tiranë: Ju gjendet kanabis i ndarë në doza gati për shitje, arrestohen 4 persona

Janë vënë në pranga 4 persona në Tiranë pasi gjatë kontrollit ju është gjetur një sasin lënde narkotike e ndarë në doza gati për shitje.

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Bongu" në sheshin "Karl Topia", ku janë prangosur poseduesit e drogës. 

“Në sheshin "Karl Topia", u arrestua në flagrancë 34 vjeçari A. D., pasi gjatë kontrollit, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Ai pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në sheshin "Karl Topia", - njofton policia.

Gjithashtu u bë kapja në flagrancë e 23 vjeçarit me inicialet R. L., 18 vjeçarit me inicialet  E. K.,  dhe 28 vjeçari me inicialet J. Ç., banues në Tiranë, gjatë kontrollit, iu gjet dhe iu sekuestrua, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.