U shpall në kërkim, përgjegjësja e Kadastrës Tropojë është nëna e 7 fëmijëve dhe ish-kandidate e PS për deputete

31-vjeçarja, Aljin Alfredaj, përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, e cila u shpall sot në kërkim pas disa kallëzimeve për grabitje pronash nuk është e panjohur për publikun.

Ajo ka qenë disa herë e ftuar në studiot televizive si një grua e re që ja kishte dalë të bënte karrierë përkundrejt faktit se është një nënë me 7 fëmijë të vegjël.

31-vjeçarja ka kandiduar gjithashtu si deputete e PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Zyrtarja akuzoheh se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.

Agjensive të hetimit dhe zbatimit të ligjit iu deshën 8 muaj të provonin se denoncimet për tjetërsimin e pronave në Tropojë ishin të vërteta.

Aljin Alfredaj u akuzua për “Falsifikim të dokumenteve”, Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Më kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tropojës vendosi pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe masën “Arrest në shtëpi”.

Por kur policia shkoi të zbatojë vendimin, nuk e gjeti në banesë 31-vjeçaren.

Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë është arratisur ndaj u shpall në kërkim.

Veç tjetërsimit të pronave të qytetarëve, në Tropojë u konfirmua dhe abuzimet me tenderat e bashkisë.

6 anëtarë të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u pezulluan dhe u vunë nën akuzë për shpërdorim detyre.

Hazir Isufaj, Kujtim  Baliaj, Bajram Brahaj, Pal Rosaj,  Shaban Demiraj,  dhe Mustaf Vatoci dyshohen se kanë shkelur ligjin me procedurën e prokurorimit për "Rikonstruksionin e 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë".

Ku tender është zhvilluar në vitin 2020 nga Bashkia e Tropojës.