Lezhë, kultivonte kanabis në tokën e tij, prangoset 55-vjeçari

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Lezhë, ndërsa është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar për këtë krim.

Ndërkohë, asgjësohen bimët e dyshuara narkotike dhe sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva. 

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e territorit. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Z., 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.” – njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.