Mirditë, u kapën në flagrancë në parcelën me cannabis, arrestohen babë e bir

Dy persona janë arrestuar ditën e stome pas finalizimit të operacionit "Continues" në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë, pasi në vendin e quajtur "Përroi i Seftes", në ambient të hapurkishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa," njofton policia.

Bimët u asgjësuan nga policia përmes djegies ndërsa u arrestuan në flagrancë B. Ll., 49 vjeç dhe A. Ll., 20 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Blinisht, Mirditë.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Mirditë, u kapën në flagrancë në parcelën me

Mirditë, u kapën në flagrancë në parcelën me