"Po privatizojnë dhe rrugët", Gjoni: Kur të bëhet tuneli i Llogarasë, pensionistët ta ëndërrojnë Dhërmiun

Privatizimi i vijës bregdetare dhe privimi prej sa i një pjesë të madhe të popullsisë me mungesë të ardhurash shihet me shqetësim nga aktivistja Edlira Gjoni.

Në "Ora e Betit", ajo thotë se nuk po zaptohet vetëm hapësira publike por edhe akset rrugore që të çojnë drejt tyre.

Gjoni: Njerëzit në biznes apo politikanët e Shqipërisë na postojnë gjatë 12 muajve të vitit foto nga plazhet ekzotike. Nëse nuk janë atje kanë bërë një të tillë në jugun e Shqipërisë duke zaptuar njëra pas tjetrës hapësirat publike dhe i kanë kthyer jo vetëm pronë private por gjithë rrugën që të çon atje po e privatizojnë, po e vënë buxhetin e shtetit në shërbim të këtyre resorteve që janë vetëm në funksion të një kategorie të caktuar njerëzish. Me bërjen e tunelit të Llogarasë do të bëhet e pamundur për një pensionist që ta ëndërrojë që të shkojë në bregun e Dhërmiut.Nuk jam kundër zhvillimit të zonës bregdetare por nëse bëhet e papërballueshme për pjesën më të madhe të njerëzve këtu kemi zaptim.