Binjaku: Numri i ulët i lindshmërisë nuk ka lidhje me mbajtjen e një kafshe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 21:23
Entela Binjaku, dociologe ishte e ftuar në studion e Ora News me Gazetaren Sonila Musai ku deklaroi se numri i ulët i lindshmërisë nuk ka lidhje me dashurinë për kafshët apo mbajtjen e tyre në shtëpi.
Binjaku: Nga viti në vit ne përballemi me një numër të pakët të sjelljes në jetë të fëmijëve për arsyet nga më të ndryshmet nuk mendoj se arsyeja kryesore lidhet me faktin se më shumë duan një kafshë sesa një fëmijë.
Mendoj që nuk e kursejnë dashurinë për kafshët paralelisht me dëshirën për të pasur një fëmijë nuk i mendoj të lidhura. Ka njerëz që mendojnë se të rinjtë nuk duan të lindin më fëmijë se marrin një kafshë edhe e plotësojnë atë dashuri por mendoj se kjo nuk qëndron në thelb. Arsyet e lindshmërisë së ulët janë tërësisht të ndryshme.
