Tropojë/ Kultivonin cannabis në tokat e fshatit, arrestohen babë e bir, ndiqet penalisht kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve
Nga Ora News Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 08:45
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pas finalizimit të operacionit "Placi" ën Tropojë pasi kishin kultivuar bimë narkotike cannabis.
Arrestimi erdhi pas një hetimi 1-mujor dhe pas informacioneve të marra se këta shtetas kultivonin bimë narkotike në hapsirat e fshatit.
Për rrjedhojë u arrestuan N. N., 53 vjeç dhe A. N., 19 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Palç dhe është proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit, S. P., 33 vjeç dhe inspektori i pyjeve, Gj. P., 65 vjeç, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrë" dhe "Moskallëzimi i krimit".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.



