Në vetëm pak orë, dy makina përfshihen nga flakët, vetëm dëme materiale

Ora 09:19

Një tjetër makinë ka marrë flakë pak çaste më parë në rrugën për në fshatin Kaninë. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit në makinën tip "Mercedes", por ndërhyrja në kohë e zjarrëfikseve ka shuar flakët. Policia po merr në pyetje drejtuesin për të zbardhur ngjarjen.

"Rreth orës 08:05, në aksin rrugor Vlorë-Kaninë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. N. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale," njofton policia.

Ora 08:10

Një makinë tip "Volsvagen" ka marrë flakë teksa ishte duke ecur në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm teksa mjeti me drejtues R.F., u përfshi nga flakët, por pa sjellë dëme në njerëz, vec dëmeve materiale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik që mund të ketë shkaktuar dhe përfshirjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Në vetëm pak orë, dy makina përfshihen nga flakët,