Plaku: Njerëzit janë ndërgjegjësuar, kafshët i konsiderojnë pjestar të familjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 21:22
Florian Plaku, Mjek Veteriner ishte i ftuar në studion e Ora News me Gazetaren Sonila Musai ku u shpreh se njerëzit janë ndërgjegjësuar, nuk shkojnë më në klinikë kur kafshët kanë probleme.
Florian Plaku: Njerëzit janë ndërgjegjësuar, nuk vijnë më në klinikë kur kafshët kanë probleme. Vijnë dhe i ndjekin gjatë gjithë kohës.
Pra fatëmirësisht janë bërë pjesë e familjes dhe duke qenë si një pjestar i familjes nuk shkojnë më tek mjeku vetëm në momentin kur kanë një shqetësim një problem por ndiqen pothuajse gjatë gjithë kohës. Ka evoluar kjo gjë me ne dhe po mundohemi dita ditës të përmirësohet kjo gjë. Pronarët që kanë këto katër putrosha vijnë u bëjnë analizat interesohen për çdo gjë duke i konsideruar pjesë të familjes.
