Itali, arrestohet pas 22 vitesh shqiptari në kërkim për vrasjen e bashkëatdhetarit gjatë një grabitjeje (Foto)
Autoritetet policore italiane të Palermos kanë arrestuar në komunën Cefalu një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit 2000.
Burime të policisë thanë se i arrestuari është shtetasi Besnik Lamçja, ndërkohë që ndaj tij Gjykata e Tiranës ka lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar pasi është dënuar me 25 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Më 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, I arrestuari Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë një grabitje. Pas hetimeve policia ka mësuar se i kërkuari fshihej prej fillim viteve 2000 në Itali me emër fals duke qëndruar pranë disa familjarëve të tij.



