Zak Topuzi: Nuk mund të shkojnë të gjithë të pushojnë në Dhërmi dhe në jug

Kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi, totë se shqiptarët duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se nuk mund të pushojnë të gjithë në Dhërmi apo në jug.

Në "Ora e Betit", ai kritikon edhe qeverinë që sipas tij nuk zbatoi strategjinë për turizmin që ajo vetë e miratoi.

Zak Topuzi: Nuk mund të shkojnë të gjithë të pushojnë në Dhërmi dhe në jug, është kategorike. Nuk mundesh se nuk ke të ardhura. Qeveria nuk ka zbatuar strategjinë që ka bërë vetë. Në vend që të japë hotele, resorte dhe zona bregdetare të bëhet me turizëm elitar, ka dhënë vila, apartamente të cilat e dëmtojnë turizmin. Është një gabim që e ka bërë Spanja, Turqia, Egjipti, mezi e përmirësuan këtë situatë.E njëjta gjë ndodhi në Golem. Shqipëria në raportin cilësi-çmim është në vendet elitare jo vetëm në rajon por dhe në Europë. Ke 800 hotele të standardeve që janë shërbim shumë më të lartë se pagesat.