Rama takon sot Stoltenberg në Bruksel, do të flasin për bazën ushtarake në Durrës
Nga Amado Çela Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 09:35
Kryeministri Edi Rama pritet të takohet ditën e sotme në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Shtoltenberg.
Parashikohet që pas takimit, në orën 13:15 Rama dhe kreu i NATO-s të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Qëllimi i takimit është mbi ndihmën që Shqipëria po kërkon për ndërtimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit.
Në muajin maj, kryeministri Rama ka deklaruar se baza ushtarake do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme për Shqipërinë.
