E pabesueshme! Një qiparis në murin e kishës që as nuk rritet, as nuk thahet. Çfarë na serviri kësaj rradhe Ora Verore
Kisha e Shën Spiridhonit në fshatin Vuno mbart në vetvete një një ndër ato fenomene që rrallë kemi dëgjuar në botë, e jo më në Shqipëri.
Ora Verore ishte në këtë fshat për të na zbuluar një fenomen që ndoshta askush nuk do ta besonte.
Një qiparis në kishën e fshatit ka disa vite që as nuk rritet më shumë se ç'është dhe as nuk thahet.
Po, e lexuat mirë. Një pemë që qëndron njësoj për shumë vite.
Duket e habitshme, por për banorët e fshatit ai është simbol i vazhdimësisë së jetës, duke qenë se ka pritur dhe do të presë breza të tërë pasardhësish në fshat.
E nëse në të tilla raste argumentimet për një fenomen të tillë janë të kota, pozicioni i këtij qiparisi, pikërisht në murin e kishës së fshatit na shtyn akoma më tej në shpjegime që mund ti përkasin gjithçkaje tjetër veçse asaj shkencore.
