A do të rikthehet Ilir Meta në krye të LSI-së pas përfundimit të mandatit të presidentit? Ja si përgjigjet Erisa Xhixho

DeputetjaErisa Xhixho ka folur dhe me rikthimin e Ilir Metës në krye të LSI-së, pas përfundimit të mandatit si president.

Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Arnold Kariqi, Xhixho tha se Meta nuk ka nevojë për ftesë që të kthehet në LSI, pasi kjo parti është krijuar nga vetë ai.

Erisa Xhixho: Është një vendimarrje e Metës, do të duhet ai të shprehet për këtë. Meta nuk ka nevojë fare për ftesë që të kthehet në LSI, sepse është partia që krijoi. Së bashku me mua dhe shumë të rinj e të reja besuam ten jë forcë e te një lëvizje e cila promovoi shumë të rinjë e vajza të reja dhe për këtë ka vlerë.

Ndër të tjera ajo dha detaje dhe me konventën e LSI që do të mbahet më 25 Korrik, ku tha se fokusi do të jenë zgjedhjet lokale të 2023.

Erisa Xhixho: 25 Korriku është një konventë që do të marrë vendime të rëndëishme për të ardhmen politike të LSI. Do të ketë një dimension tjetër. Kauzat e opozitës bashkojnë çdo faktor opozitar, pa dyshim që ne kemi qenë në protetsë dhe besoj që për çështjet që janë në interes publik dhe për qytetarët do të jemi bashkë. Fokusi i Konventës do të jenë zgjedhjet lokale, si një test dhe një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për të rikthyer legjitimitetin e pushtetit lokal që humbi mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 2009 por për ti dhënë qytetarëve një motivim dhe një forcë, për të kandiduar  qytetarë me integritet, gra vajza të cilat mund të rikthejnë shpresën në vend.