Terapistja Sadiku: Ne bëjmë sikur i duam kafshët ndërkohë i vrasim, me rëndësi ndjenja e brendshme

Vjollca Sadiku, terapiste gjatë një interviste me Skype me Gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh se njerëzit bëjmë sikur i duan kafshët ndërkohë mushkonjat dhe mizat i vrasin Ndër të tjera Sadiku deklaroi:

Ne bëjmë gjoja sikur i duam kafshët. Po mushkonjën a e mbysim? Po mizat a i mbysim? Po minjtë a u themi maceve ti hanë minjtë? A nuk janë kafshë edhe ato?

Misterin e kafshëve nuk mund ta kuptojë njeriu thjesht mundohet të gënjejë veten e tij sikur është njeri i mirë .Në vend që të punojë për veten e tij. Më e rëndësishme është ndjenja e brendshme.