Ja disa nga sekretet që bletët të mos u pickojnë e të mos bëhen agresive

“Ora Verore” këtë të martë ka vizituar fermën e bletëve të Ylli Elezit.

Ky i fundit ka treguar se si nisi të merrej me bletë, ndërkohë tha se në vitet ’81 kishte vetëm 10 bletë pasi asokohe nuk lejoheshin të mbanin më shumë.

Po ashtu ai tregoi sekretet që bletët të mos pickojnë, komunikimin me ta dhe se si ata kuptohen nëse janë të ngopura ose jo.

Ylli Elezi: Kam 22 vite që merrem me këtë punë. Dikush tjetër ma ka lënë këtë punë. Kisha një kujtesë kur isha i vogël nga gjyshja. Përfundimisht një mik më fali një bletë.

I shtova avash avash duke i mbajtur në ballkon në katin e katërt, në vitin 1981. Atëherë nuk na linin të mbanim më shumë se 10 bletë. Unë jam lindur e jam rritur në Vlorë. Këtu në Palas është një kullotë e fuqishme, e pastër e virgjër, nuk ka helmëra është çdo gjë bio. Edhe ne kujdesemi që të mos përdorim medikamente. Kullota këtu është e vijueshme. Për bletën fillon që në Janar. Deri në 20 Korrik ka diçka. Më pas 20 Korrik -25 Gusht, ne i kemi lënë të kompletuara. Ne duam që atë që marrim ta marrim të saktë. Nëse bleta jep 15-16 kile për koshere ne marrin 5-7 deri në 10 kile për koshere. Është e mjaftueshme për familjen tonë, këtu punojmë gjithë si familje.

Sekretet e bletëve që ata të mos të pickojnë, mos të bëhen agresive

Ylli Elezi: Fillimisht ne kur punojmë me bletët ndezim një tymëse. Kjo tymëse ‘paralajmëron’bletën sikur po sulmohet dhe ajo përgatitet që të largohet por para kësaj futen hanë mjaltë, dhe duke ngrënë mjaltë fryhet barku dhe nuk kanë fuqi të pickojnë më. Bletët nuk durojnë dot erën e parfumeve, erën e djersës. Kur të futemi tek bletët duhet të jemi të larë.

Komunikimi me bletët

Kur nisa unë, të merresha me bletët, kur hapja kosheret fillimisht trokisja. Bletët nuk janë koshiente por veprojnë me reflekse.

Si ta kuptoni bletën që është e ngopur

Ylli Elezi: Unë shikoj natyrën dhe qetësinë e bletës. Nuk sulmojnë njëra-tjetrën, nuk janë agresive me njëra-tjetrën. Tani kam 220 koshere bletësh. Dikur kam pasur 400. Ne këtë treg kemi. Kemi klientët tonë