Të pathënat e Vunoit, nëna Athina: Nuk na duan Dhërmiu e Himara se jemi socialistë, ata janë me Saliun

Në një bashkëbisedim të ngrohtë në shtëpinë e nënë Athinës në Vuno, ajo zbuloi për Orën Verore pak nga përkatësia politike e këtij fshati dhe zonave përreth.

Siç tregon ajo, banorët e Vunoit nuk i duan shumë në Himarë dhe Dhërmi për shkak se identifikohen si elektorat i majtë, ndërsa andej anojnë djathtas.

"Të gjithë i ka pasur të mëdhenj, si në kohë të Enver Hoxhës dhe tani. I kemi pasur në qeveri. Janë të dashur dhe mikprinës. Himara dhe Dhërmiu nuk na duan ne të Vunoit se jemi socialistë.Ata janë me Saliun, pak socialistë janë atje. Kurse ne jemi të tërë socialistë. Rama ty ka shtëpinë, e ëma. E kam kushëri. I kam shkruar dhe telegram dhe më është përgjigjur".