Aktivizohet vatra e zjarrit në malin e Çikës, flakët avancojnë drejt Llogarasë

Vijon vatra aktive e zjarrit në malin e Çikës Trungjet të cilat u shuan përgjatë natës nga vesa janë aktivizuar sërish si rrjedhojë e erës së fortë bregdetare.

Zjarri ka avancuar në pjesën pranë Llogorasë. Megjithëse gjendet disi larg saj, rreziku mbetet konstant.

Ditën e sotme grupet e emergjencës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur krijimin e brezit për të siguruar pikërisht kurorën e Llogorasë.

Mbetet e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit të thepisur. Ndërhyrja është e mundur vetëm nga ajri.

Deri më tani dyshohet të jenë djegur më tepër se 6 hektarë e mbjellë me shkurre.

Banesa nuk ka aty pranë që të rrezikohen.

Zjarri është aktiv në majë të malit.

Ende nuk është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shkak se vatra ndodhet larg zonës së banuar.

Aktivizohet vatra e zjarrit në malin e Çikës, flakëtAktivizohet vatra e zjarrit në malin e Çikës, flakët