Ktheu banesën fermë kanabisi me vlerë 200 mijë £, arrestohet shqiptari në Angli: Isha i detyruar, më vunë armën në kokë
Shqiptari, i cili kishte kthyer banesën ne fermë kanabisi në Angli është arrestuar.
Mediat britanike, bëjnë me dije se në pranga ka rënë shqiptari Bajram Kolaneci, pasi ky i fundit u kap në shtëpinë e barit, e cila ndodhej mbi ish-qebaptoren më të famshme në zonë, e cila ishte bosh në atë kohë.
Oficerët gjatë kontrollit gjetën brenda Kolanecin së bashku me një burrë tjetër, shkruajnë mediet e huaja.
Ata zbuluan gjithsej 686 bimë kanabis, ku vlera e tyre kapte shifrën mes 48,000 dhe 197,000 £. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan dy telefona celularë me të dhëna që i atribuohen Kolecit, i cili kishte qenë në kontakt me një burrë që e udhëzonte për listën e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e drogës së klasit B.
Sipas policisë dy burrat krijuar lidhje të paligjshme energjie.
Pas arrestimit Kolaneci i tha oficerëve se ishte i detyruar që të merrej me një punë të tillë duke qenë se kishte shumë borxhe:
”Isha i detyruar. Jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kam pasur borxh."
Ai shtoi se kishte qenë në Port Talbot për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, nga shtëpia e barit, por “u kërcënua me armë dhe u fut me forcë brenda”.
63-vjeçari, pa vendbanim të caktuar, u paraqit në Gjykatën Sëansea Croën pasi pranoi se prodhonte kanabis.
Au u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

