Guri nga Drimadhes: Rama ka mision zhdukjen e kombit shqiptar, e kam të bazuar në studime
Ambientalisti Sazan Guri, nga Drimadhes aty ku po kalon pushimet, ka dhënë dhe një intervistë për “Ora Verore” në RTV Ora, në moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqi.
Ai foli për deklaratën e tij në disa studio televizive, se Kryeministri Edi Rama ka mision zhdukjen e kombit shqiptar.
Guri tha se një gjë të tillë e ka të studiuar, ndërsa një argumentet që dha ishte dhe lejet e shumta për ndertimet e HEC-ve në vendin tonë.
Sharka: Edi Rama ka mision zhdukjen e kombit shqiptar, ku bazoheni për këtë?
Sazan Guri: Këtë e kam të bazuar. E kam të studiuar. Nga viti 1844 deri në 1937 janë projektuar 36 projekte se si të zhbëhen e të zhduken shqiptarët.
Në masakrën e Tivarit kur u numëruan atje në atë që plasi në det, u numëruan 2 mijë plisa mbi det dhe 200 serbë që ishin pa plis që ishin nën det.
Çubriloviçi pikërisht këtë mendoi, të jua nximë jetën shqiptarëve të Kosovës që t’i bëjmë të ikin vet me dëshirë e me vullnet.
Se Rama do të shpopulloj Shqipërinë e kam të studiuar. Plani për të bërë HEC-e nuk janë thjesht një plan i caktuar politik. 100 HEC janë të kohës së diktaturës, super të sakta, 100 HEC-e të tjera i projektoi Sali Berisha që mund të kishin ndonjë rishikim, ndërsa 1 mijë HEC-e pas vitit 2013 e deri më sot janë dhënë nga dora e Kryeministrit, e jo thjeshtë për të pasur një energji, sepse e gjithë energjia e prodhuar nga lumenjt shkon drejt Beogradit, me 32 euro dhe ti e blen 250 dhe 300 euro. Kur e lë fshatin pa ujë, atëherë nuk ka pse jeton njeriut.
