Kurbin/ Përplasen dy automjete në Fushë- Milot, lëndohen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 21:44
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Milot të Kurbinit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e një parakalim të gabuar janë përplasur dy automjete, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
këto të fundit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
