Mehmet Elezi rrëfen lidhjet me vendlindjen: Shkoj si mysafir por Tropoja është kudo në librat e mi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 21:42
Mehmet Elezi, publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat shqiptar ishte i ftuar sonte në emisionin "Drejt" në Rtv Ora. I larguar rreth 50 vjet më parë nga Tropoja, ai thotë se vendlindja ka mbetur brenda tij.
Mehmet Elezi: Unë jam larguar nga Tropoja adoleshent dhe që atëherë kam shkuar vetëm si mysafir. Megjithatë në përjetimet e mia, në librat e mi të të gjitha gjinive kudo është e pranishme Tropoja, herë si e paqartë, herë me emër, herë si metaforë. Por vlerat, fëmijëria, traditat, qënia ime që rrjedh prej andej mbetet gjithmonë e shpërfaqur në librat e mi. Tjetër gjë që kam 50 vite në Tiranë, jam një tiranas i integruar shumë shpejt dhe ndihem po aq tiranas sa dhe tropojan.

