Humbën jetën nëna me tre fëmijët, Ora News siguron videon e shpërthimit të gazit në hotelin në Velipojë  

Kur ka kaluar vetëm një vit nga tragjedia në Velipojë, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Gjoka, Ora News, ka siguruar me video momentin e shpërthimit të bombolës së gazit, mëngjesin e 4 korrikut 2021.

Në video shikohet moment kur i gjithë kati i parë përfshihet brenda pak sekondash nga flakët.

Ngjarja e rëndë e cila tronditi vendin ndodhi më 4 Korrik të vitit 2021, ku pas shpërthimit të gazit në hotelin në pronësi të familjes Gjoka, humbën jetën nëna me tre fëmijët e saj, dy vajzat e një djalë.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, nga Gajushi i Lezhës, kishin shkuar për të pastruar hotelin e tyre në Velipojë, për ta bërë gati për pushuesit, por mëngjesi i 4 korrikut ishte tronditës për ta.

Humbën jetën nëna me tre fëmijët, Ora News siguron

E ëma ishte ngritur të bëjë kafenë, por sapo ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer flaka, për shkak të rrjedhjes së gazit të shtatë bombolave, duke shkrumbuar hotelin dhe duke i plagosur ato rëndë. Ata u dërguan për mjekim në Itali, por pa mundur të mbijetonin dot.

Fillimisht humbi jetën  19-vjeçarja Daniela Gjoka në Itali, ndërkohë pak ditë më pas në humbi jetën dhe e motar 15-vjeçare Klarisa Gjoka, edhe kjo po në Itali, aty ku po merrnin mjekim të specializuar.  Sakaq pak ditë më pas ndërroi jetë dhe mamaja e tyre e djali i mitur 12 vjeçar.

I vetmi person që i ka mbijetuar tragjedisë ka qenë babai i tre fëmijëve pasi asokohe nuk ndodhet në Shqipëri.