(FOTO)Vera në Shkodër, mes zhytjeve në liqen, lundrimit me varkë apo shëtitjeve në pedonale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 20:00

Natyra është treguar bujare me të. Përveç vijës bregdetare, Shkodra ofron dhe turizmin liqenor.
Në këto temperatura të nxehta vera shumë qytetarë kanë zgjedhur të pushojnë në liqenin e Shkodrës pranë fshatit Zogaj.
Disa kanë preferuar të zhyten në ujin e tij dhe të tjerë duke e soditur përmes xhiros me varka.
Ndërsa ata që kanë mbetur në qytet për shkak të angazhimeve në punë nuk harrojnë xhiron në pedonale, qoftë me këmbë apo biçikletë.
Foto nga LSA
























