“Gjenocidin e Srebrenicës duhet ta kemi në memorje” Beqa: Nuk ka ndërgjegjësim të qartë politik për ngjarjen
Studjuesi dhe pedagogu Mentor Beqa shprehet se ka dy dimensione të ngjarjes së Srebrenicës, dimensioni historik i ngjarjes dhe dimensioni aktual.
Por ajo që është më e rëndësishme për studjuesin Beqa është nuk ka një ndërgjegjësim të qartë politik se përse ka ndodhur kjo ngjarje, kush e ka kryer këtë ngjarje dhe çfarë duhet të bëjmë që në të ardhëm të mos ketë gjasë që ngjarje të kësaj natyre të ndodhin.
Gjatë intervistës për RTV ORA me gazetarin Sebastian Zonja, Beqa tha se çalojmë nga mënyra se si e shohim ngjarjen e Srebrenicës.
Mentor Beqa: Ka dy dimensione të kësaj ngjeje që është ngjarja më dramatike që ka ndodhur që prej Luftës së Dytë Botërore në kontinentin e Europës. Së pari është dimensioni historik i ngjrjes. Është masakra që ka ushtruar regjimi serb në Bosnje vetëm sepse ata ishin mysliman dhe ishin dhe boshnjak. Ishte një përpjekje për spastrim etnik të një territori të populluar nga boshnjakët mysliman. Dimensioni aktual është dhe më i rëndësishme. Ka përpjekje për ta përkujtuar, për ta bërë gjallë idenë që edhe në shekullin 21 mund të ndodhin masakra të kësaj natyre në Europë. Do të duhet ta kemi në kujtesë në memorje që të mund ti shmangim ngjarje të kësaj natyre.
“Ajo që unë vë re është që nuk ka një ndërgjegjësim të qartë politik se përse ka ndodhur kjo ngjarje, kush e ka kryer këtë ngjarje dhe çfarë duhet të bëjmë që në të ardhëm të mos ketë gjasë që ngjarje të kësaj natyre të ndodhin. Në këtë pikpamje çalojmë nga mënyra se si e shohim ngjarjen e Srebrenicës.”
