E rëndë! Humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Gjermani, rrëzohet nga skela ku po punonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 20:14
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Ijon Bushi, dyshohet se ka rënë nga skela ku po punonte, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Lajmin e kanë bërë me dije vetë familjarët në një njoftim që kanë ndarë në rrjetet sociale.
Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën.
Ai ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.
Ndërkohë 30-vjeçarit kanë mbledhur paratë që trupi i tij të prehet në Shqipëri. Po ashtu ata kanë mbledhur para për funeralin e të ndjerit dhe nënën e tij.

