”Autorët e Srebrenicës të identifikuar”, Beqa: Mungon qasja për të paqtuar viktimat me autorët e krimit

Studjuesi dhe pedagogu Mentor Beqa gjatë një interviste për RTV ORA me gazetarin Sebastian Zonja bëri një krahasim mes Holokausit  dhe ngjarjes së Srebrenicës.

Ai tha se ajo  ajo ç’ka  ka pasuar Holokaustin është një periudhë e gjatë pendese dhe reflektimi por në dallim nga kjo në rastin e masakrës së Srebrenicës nga forcat serbe nuk ka një reflektim të sinqertë, sistematik dhe të qëndrueshëm në kohë që të krijohet një klimë për të paqtuar viktimat me autorët e krimit.

Mentor Beqa: Çështja është si ne të marrim këto mësime nga Srebrenica ti bëjmë pjesë të botëkuptimit tonë dhe ti reflektojmë në politikbërje. Kur flasim për Holokaustin është një çështje që i përket historisë, por ajo ç’ka e ka pasuar është një periudhë e gjatë pendese dhe reflektimi për atë çfarë regjimi i Hitlerit kishte bërë mbi popullin hebre. Në rastin e masakrës së Srebrenicës nga forcat serbe, të cilat janë të identifikueshme dhe ne e dimë se kush janë autorët e këtij krimi nuk ka një qasje të tillë, pra nuk ka një reflektim të sinqertë, sistematik dhe të qëndrueshëm në kohë që të krijohet një klimë për të paqtuar viktimat me autorët e krimit. Në Bosnje-Hercegovinë hapsira që dominohet nga entiteti i shtetit të Bosnjes shohim një hapsirë publike që dominohet si nga pikpamja verbale dhe historike, nga përkujtimi për autorët e krimit dhe kjo është ajo çfarë është më e shëmtuar në histori.