Bombola e gazit djeg banesën në Vlorë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 19:34
Një banesë në Llakatund të Vlorës është përfshirë nga zjarri në orët e vona të pasdites së sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, ku në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

