U tërhoq nga makineria e mbetjeve, ky është 64-vjeçari që gjeti vdekjen brenda kampit të muxhahedinëve

Ky është 64-vjeçari, Shaban Ceni,(shikoni foton) punëtori i firmës së pastrimit të mbetjeve që humbi jetën brenda kampit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Ka qenë makineria që i ka marrë jetën 64-vjeçarit, pikërisht makina e kuqe që shikoni në pamjet në video.

Burimet nga familja thanë se Ceni, prind i katër fëmijëve, punonte shofer me makinën  e pastrimit në Manëz dhe gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muxhahedinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.

Sipas familjarëve ai shkuar ta rregullojë atë dhe gjatë punës 64-vjeçari është tërhequr nga makineria dhe ka  përfunduar brenda saj i pa jetë.

Në njoftimin zyrtar Policia e Durrësit tha se 64-vjeçari ka dëmtuar rëndë krahun, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësin.

Dyshohet se gjakderdhja e madhe dhe dëmtimet e rënda kanë qenë shkaktarët kryesor që i kanë marrë jetën Cenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë fundjavës, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.