Beqa: Antarësimi i Bosnjes dhe Kosovës në NATO parakusht për gjendje paqësore në Ballkan
Studjuesi dhe pedagogu Mentor Beqa gjatë një interviste për RTV ORA u shpreh se Antarësimi i Bosnjes dhe Kosovës në NATO do të përcaktonte kufijtë e NAtos në rajon.
Sipas tij ky është parakusht për të krijuar gjendje paqësore në Ballkan.
Sakaq studjuesi Beqa tha se më e rëndëshishme është ajo se çfarë duhet të bëjnë kombet e vegjël në Ballkan për të krijuar një koalicion të vendeve vullnetmira që do të pengonin Serbinë nga përsëritja e ngjarjeve që i ka të zakonshme në historinë e saj.
Mentor Beqa: E vërteta është që Serbia ka qenë autore e gjitha luftrave që kanë ndodhur në Ballkan që nga fundi i shekullit të 19 e ktej. Ajo ç’ka është më e rëndëshishme është që çfarë duhet të bëjnë kombet e vegjël në Ballkan për të krijuar një koalicion të vendeve vullnetmira që do të pengonin Serbinë nga përsëritja e ngjarjeve që i ka të zakonshme në historinë e saj. Historia nuk duhet të mbajë peng të ardhmen por ne kur ndërtojmë politika për të ardhmen këto politika duhet të mbështeten mbi një perspektivë historike. Më këtë pikpamje qeveria Shqiptare e cila ka dalë jashtë kornizës së bashkëpunimit me vendet e tjera të ballkanit në raport me Serbinë do të duhet të ketë parasysh këtë perspektivë historike. Serbia ka dëshmuar që nuk ka ndryshuar politikë dhe politika nacionaliste serbe në rajonin e ballkanit mbetet e pandryshuar dhe e artikuluar nga zyrtarët më të lartë.
"Ka dy rrugë. Njëra është ringritja e nacionalizmit shqiptar mbi një prespektivë të re. Nacionalizmi i artikuluar sot nuk i përket as parimeve themeluese të nacionalizmit shqiptar, është gjithpërfshirës, paqësor, europeist në thelbine vet ndërsa nacionalizmi i sotëm është ndarës në të shumtën e rastev, diku diku ka ndarje në aspektion fetar. E dyta është integrimi në institucionet euro Atlantike. Forma për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor është NATO. Antarësimi i Bosnjes dhe Kosovës në NATO do të përcaktonte kufijtë e NATO-s në rajon. Antarësimi i Bosnjes dhe Kosovës janë parakusht për të krijuar gjendje paqësore në Ballkan."
