Mehmeti: Shkollat janë politizuar në palcë. Me projektligjin e ri po kërkohet të tërhiqet vëmendja nga cilësia e arsimit

Braktisja e zonave rurale nga qytetarët shqiptarë ka prekur edhe arsimimin e fëmijëve të familjeve që jetojnë ende në fshat. Për të zgjidhur përkohësisht këtë fenomen qeveria ka menduar t’i bashkojë nxënësit e arsimit bazë dhe gjimnazistët e këtyre fshatrave në një shkollë të bashkuar.

Këtë e ka komentuar eksperti  arsimit në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja.

Mehmeti tha se me këtë amendament po tërhiqet vëmendja nga cilësia e arsimit dhe nga matura shtetërore.

Ndriçim Mehmeti: Me këtë amendament, ne po tërheqim vëmendjen nga rrënja e cilësisë në arsim, nga rrënja e numrit të nxënësve, nga matura shtetërore. Nuk merremi më me analizë për maturantët. Kaq të papërgjegjshëm janë sa nuk dalin në konferencë për shtyp. Sot s’ke më shkolla, janë pa taulet, pa laborator, pa mësues.

Ndër të tjera ai tha se shkollat sot janë të politizuara, ndërsa shtoi se ka rënë cilësia në arsim.

Ndriçim Mehmeti: Shkollat janë politizuar në palcë. Shkolla Çajupi dhe shkollat e tjera po përdoren për fushatë brenda PS.  Brenda territorit të shkollës nuk mund të zhvillohet asnjë fushatë elektorale dhe këto i përcakton KQZ. Ne nuk kemi struktura në shkolla,, drjtori i shkollës është i interesuar që të dalë shkolla sa më mirë, por nuk është i interesuar se sa cilësi ka.