“Janë bërë agresivë”, Guri për ”Ora Verore”: Në PS ka shumë homoseksualë, kanë pozicione në Kryeministri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 19:30
Ambientalisti Sazan Guri, nga Drimadhes në një intervistë për “Ora Verore” në RTV Ora, nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit, ka lëshuar një deklaratë të fortë.
Ai tha se në PS ka shumë homoseksualë, por sipas tij të tillë ka edhe në PD.
Më tej ai shtoi se homoseksualët janë bërë shumë agresive, ndërsa shtoi se kanë pozicione deri në kryeministri.
Sazan Guri: Homoseksualët janë bërë edhe natyrë agresive. Ne i tolerojmë ata. Ata kanë pozicione deri në kryeministri. Homoseksualë ka më shumë të PS por ka dhe te PD-ja. Ata kuptohen nga zëri, nga lëvizja e nga ecja.
