“Veliaj gjysmë burrë e gjysmë grua”, Guri: Do kandidoj për kryetar bashkie në Tiranë. Ja çfarë do u ofroj qytetarëve

Ambientalisti Sazan Guri, është shprehur se do të kandidojë për kryetar bashkie në Tiranë ose në Berat në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në 2023.

Nga Drimadhes, në një intervistë për “Ora Verore” në RTV Ora, në moderimin e Ronaldo Sharkën dhe Feride Kuqi, Guri tregoi se çfarë do iu ofronte qytetarëve më shumë se Erion Veliaj.

Ambientalisti ‘sulmoi’ këtë të fundit duke thënë se ai mbron LGBT, ndërsa e bëri fajtor për ndërtimet e shumta në kryeqytet.

Ronaldo Sharka: Keni menduar të kandidoni për kryetar bashkisë në Tiranë?

Sazan Guri: Po e kam menduar, ose në Tiranë , ose në Berat. Unë uroj që të kem një shëndet të mirë. Unë ndjeva një lodhje pak nervore të vitit, që të marrë veten. Shpresoj shumë ke energjia pozitive që më japin njerëzit.

Ronaldo Sharka: Çfarë do i ofroni ju Tiranës, që Veliaj nuk e ofron.

Sazan Guri: Asnjë financim të marrë nga të tjerët që kërkojnë qindfishine  tyre. Asnjë metër kub ndërtim brenda unazës së Tiranës. Po flisni me burrë e jo me gjysmë burrë e gjysmë gra. Nuk ka rast që nuk mbështet LGBT, nuk ka rast që nuk vendos flamurin e tyre në Ballkon, nuk vë as flamurin shqiptar në Ballkon. Nuk ka rast të ketë edhe sjelljen si ata. Është një inspirues i veprimeve të tyre. Ai person ka bërë që Tirana të ndihet e ngërthyer nga ndërtimet. Ky së bashku me Ramën ka hyrë në luftë me të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.