U shemb në 1967/ Rama uron besimtarët me xhaminë e rindëtuar të Elbasanit: Gëzuar Kurban Bajramin!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2022, 08:21
Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë ditën e sotme për festën e Kurban Bajramit.
Ai ka vendosur që urimin e tij ta bëjë duke shpërndarë foto nga falja e namazit në xhaminë e re të Elbasanit, atë të Ballies.
Kjo xhami është rindërtuar pas 55 në qendër të qytetit, pasi ishte shembur në vitin 1967 nga regjimi i Enver Hoxhës
“Gëzuar Kurban Bajramin me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”, - shkruan Rama në Facebook.

