Thirrje për paqe për bajram, në sheshe e xhami të vendit, u dhanë mesazhe paqeje e dashurie
Në të gjithë vendin është kremtuar festa e Kurban Bajramit. Nga Veriu në Jug, qindra besimtarë kanë falur namazin në xhami e sheshe të qyteteve ndërsa klerikët dhanë mesazhe paqeje dhe dashurie!
Për herë të parë pas 55 vitesh, besimtarët muslimanë falën namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Ballies e cila u shemb në 1967, por u rikonstruktua së fundmi.
Myftiu Agim Duka theksoi se madhështia e një xhamie nuk qëndron në muret e saj, ndaj edhe komunizmi nuk mundi të shkatërronte besimin e qytetarëve.
Në Vlorë besimtarët e falën namazin e Bajramit në sheshin para xhamisë, ndërsa imami tha se kurbani bëhët vetëm në emër të zotit.
Edhe në Durrës, qindra besimtarë Brenda e jashtë xhamisë së madhe ishin mbledhur për tu falur.
Bashkimi dhe pajtimi mes njerëzve si dhe thirrja për ndihmë për të varfërit, ishte apeli që erdhi nga Korça.
Edhe në Shkodër falja e Kurban Bajramit u be ne bulevardin kryesor te qytetit.
Zëvendës myftiu u bëri apel besimtarëve që të kujtojnë sakrificat që kanë bërë të parët.
Qindra besimtarë përqafuan e uruan njëri tjetrin pas faljes edhe në Lezhë!
Në Berat bajrami u fal në sheshin kryesor të qytetit.
Në Fier Imami tha se duhet të marrë fund koha e përqasjes dhe e urrejtjes.
Festa e Kurban Bajramit, si një nga dy festat më të mëdha në Islam u festua dhe në qytetet e tjera të vendit, nga veriu në Jug.





